Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviq, në Greqi.
Ajo tha se më të foli për raportet e mira mes dy vendeve, si dhe punën e vazhdueshme për forcimin e pozitës së Kosovës në arenën ndërkombëtare.
“Me kryeministrin Andrej Plenkoviq diskutova për përpjekjet tona të vazhdueshme për të forcuar pozitën e Kosovës në nivel ndërkombëtar dhe e falënderova për mbështetjen e palëkundur dhe zërin e fuqishëm të Kroacisë në favor të integrimit tonë euroatlantik”, ka shkruar Osmani në Twitter.
Përveç Plenkoviqit, Osmani sot takoi edhe homologun e saj slloven, Borut Pahor, të cilit po ashtu i shprehi falënderime për përkrahjen e Kosovës.