Presidentja Vjosa Osmani është takuar me kryeministrin e Islandës, Bjarni Benediktsson
Osmani njoftoi se në këtë takim diskutuan për rëndësinë strategjike të finalizimit të suksesshëm të këtij rrugëtimi, duke theksuar se me anëtarësimin e Kosovës në KE, triumfon angazhimi ynë për avancim të vazhdueshëm të të drejtave të njeriut.
“Islanda ishte vendi që i dha hov rrugëtimit dhe përpjekjeve tona për anëtarësimin në Këshillin e Evropës. Në takimin me Kryeministrin e Islandës, Bjarni Benediktsson, diskutuam rëndësinë strategjike të finalizimit të suksesshëm të këtij rrugëtimi, duke theksuar se me anëtarësimin e Kosovës në KE, triumfon angazhimi ynë për avancim të vazhdueshëm të të drejtave të njeriut.
Gjatë Samitit të EPC-së, e falënderova Kryeministrin Benediktsson për mbështetjen e vazhdueshme dhe konfirmuam gatishmërinë për intensifikim të bashkëpunimit në dobi të qytetarëve tanë”, thuhet në njoftimin e Presidentes Osmani.