Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se është takur me Kryeministrin e Grenadës Dickon Mitchell, ndërsa ka bërë të ditur se ka disukutuar rreth mundësisë së bashkëpunimit.
Osmani shtoj se, Kosova është e përkushtuar që të thelloj bashkëpunimin dhe të forcojë pozitën tonë ndërkombëtare.
“Në New York, takova Kryeministrin e Grenadës, Dickon Mitchell, me të cilin riafirmuam marrëdhëniet tona bilaterale dhe diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit të interesit të ndërsjellë.
Kosova është e përkushtuar që të punojë ngushtë me partnerë në mbarë botën për ta thelluar bashkëpunimin, si dhe për ta forcuar pozitën tonë ndërkombëtare”, ka thënë Osmani.