Presidentja e vendit, gjatë vizitës së saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është takuar me kongresistin Mike Lawler.
Osmani tha se Lawler është një mik i çmuar i Kosovës dhe zë i fortë në Kongresin e Shteteve të Bashkuara.
“Ne diskutuam nevojën për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona në fushat me interes të përbashkët”, tha Osmani, transmeton Klankosova.tv.
Më tej, e para e shtetit tha se mbështetja e ShBA-së për Kosovën ka qenë dhe mbetet vendimtare në rrugëtimin e Kosovës si shtet i lirë dhe sovran.