1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Osmani takohet me Hovenier, bisedojnë për zhvillimet e fundit në vend dhe masat e reciprocitetit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e ShBA-së, Jeffrey Hovenier, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit në vend, si dhe për vazhdimin e koordinimit për masat e reciprocitetit.

Në një njoftim të Presidencës bëhet e ditur se në takim u diskutua dhe për takimin e suksesshëm me sekretarin e Shtetit, Antony Blinken të realizuar javën e kaluar në Uashington D.C.

“Në këtë drejtim palët kanë diskutuar për hapat e mëtutjeshëm dhe bashkëpunimin konkret me qëllim të thellimit të raporteve mes dy shteteve”, thuhet po aty.

Presidentja Osmani e ka njoftuar Ambasadorin Hovenier për progresin e Kosovës në drejtim të përmbushjes së zotimeve në kuadër të Samitit për Demokraci, me ç’rast shprehu mirënjohje për vlerësimin pozitiv të punës së institucioneve të Kosovës nga ana e sekretarit Blinken.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img