Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se është takuar me homologun e saj nga Gambia, Adama Barrow, në Nju-Jork të ShBA-së.
“Diskutim i frytshëm me Presidentin e Gambisë, Adama Barrow, në New York. Mundësi e shkëlqyer për ta rikonfirmuar përkushtimin tonë ta përbashkët për forcimin e marrëdhënieve midis dy shteteve tona, si dhe për ta avancuar bashkëpunimin në dobi të qytetarëve tanë” – shkroi Osmani në llogarinë e saj në “Facebook”, ku gjithashtu publikoi disa fotografi nga takimi.
Nga ajo që mund të shihet, dy presidentët kishin shkëmbyer nga një dhuratë simbolike. Gambiasi i dha Osmanit një skulpturë në formë njeriu, ndërsa presidentja jonë i dhuroi homologut nga Afrika një punim me hartën e Kosovës.
Kur jemi te hartat, formë mjaft të çuditshme ka Gambia, shtet i vogël që shtrihet në pjesën perëndimore të Afrikës dhe ka dalje në Oqeanin Atlantik. Gambia kufizohet vetëm me Senegalin dhe është “e futur” brenda territorit të tij.