2.3 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Osmani: Ta mbrosh tokën dhe mjedisin, do të thotë ta mbrosh jetën dhe mirëqenien në tokë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në ditën e lansimit të Ditëve të Tokës në Kosovë, iu është drejtuar qytetarëve dhe fëmijëve aktivist për mbrojtjen e mjedisit, ku ka cekur rëndësinë e mbrojtjes së planetit.

Osmani ka thënë se ta mbrosh tokën dhe mjedisin do të thotë të mbrosh jetën dhe mirëqenien në tokë, shkruan teve1.info.

Në njoftimin e Zyrës së Presidencës njoftohet se presidentja ka potencuar se përderisa shihet angazhim i shtuar për të punuar në këtë drejtim dhe ka ekspertizë vendore e ndërkombëtare për t’i adresuar këto sfida, nevoja për bashkëpunim të rregullt në të gjitha nivelet dhe mbështetje të vazhdueshme është e domosdoshme, duke potencuar se mbrojtja e mjedisit duhet të jetë angazhim i yni i çdoditshëm.

“Zyra e Presidentes është partnere e Ditëve të Tokës në Kosovë, program, i cili do të ketë aktivitete në vazhdimësi mbi inkurajimin e aktivizmit qytetar dhe ngritjen e vetëdijes për mbrojtjen e mjedisit”, thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img