Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, sot do të pres në takim Këshillin e Kryetarëve të Komunave, që funksionon në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës.
Ky takim pritet të nis në ora 13:00.
Kryetari i AKK-së Agim Aliu, do ta mbajë një fjalë rasti për sfidat dhe preokupimet e komunave.
Aty pritet të diskutohen një varg temash si: Roli i komunave në parandalimin e dhunës me bazë gjinore, roli i pushtetit lokal në zhvillimin e turizmit në Kosovë, bashkëpunimi mes presidencës dhe komunave në realizimin e projekteve dhe sfidat e komunave në qeverisjen lokale.