Site icon PrishtinaPress

Osmani sot pret në takim ministrin e Jashtëm turk

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot në orën 11:00 pritet të takohet me ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlut Cavusoglu.

Sipas njoftimit të presidencës, mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit (ora 10:50), ndërsa pas përfundimit do të ketë komunikatë për media.

Takimi do të mbahet në kabinetin e presidentes.

Exit mobile version