Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka shfrytëzuar të drejtën e saj për të votuar sot në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025, raporton Sinjali.
Osmani e shoqëruar nga bashkëshorti i saj Prindon Sadriu, kanë hedhur votën në Fakultetin Teknik në Prishtinë.
Ajo pas votimit tha para mediave se Kosova është shtet demokratik dhe se gjithë qytetarët duhet ta shfrytëzojnë këtë të drejtë.
“Moti është me diell dhe është pak më lehtë të votohet. Besoj që i kanë informatat e nevojshme nga KQZ rreth vendvotimeve të tyre dhe është mundësi e mirë që qytetarët jo vetëm të japin vlerësimin për të gjithë politikanët që i kanë përfaqësuar deri më tani por edhe t’i japin mundësi atyre që ndoshta kandidojnë për herë të parë dhe është më rëndësi që këtë të drejtë ta shfrytëzojnë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, tha Osmani para mediave.