Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ka folur për agresionin serb në Kosovë më 24 shtator.
Ajo thotë se ky nuk ishte vetëm sulm ndaj Kosovës por përpjekje për destabilizim te Ballkanit Perëndimor.
Osmani tutje thekson faktin qe Milan Radojiçiq endet i lirë në Serbi përkundër që ka pranuar pjesëmarrjen në sulm.
“Më 24 shtator qytetarët e Kosovës u zgjuan me lajmin për vrasjen e policit. Kosova ishte cak i agresionit nga Serbia. Sot dua ta shfrytëzoj momentin për ta nderuar heroin Afrim Bunjaku që humbi jetën duke mbrojtur integritetin territorial të Kosovës. Pushoftë në paqe dhe ta na shërbej të gjithëve si kujtim. Pas 24 shtatorit çdogjë ka ndryshuar, nga njëra anë zotimi i Kosovës per ta mbrojtur integritetin mbetet i pandryshueshëm. Vendimi i Serbisë për ta destabilizuar Kosovën po shihet. Serbia priste që Kosova të bëhej si Krime, por u zu në befasi. Kosova vazhdon të bashkëpunojë ngushtë me aleatët për ti ndaluar këto. Serbia zgjat përpjekjet që ta shndërrojë agresionin në viktime, faktet janë të pamohueshme. Grupet terroriste janë trajnuar e furnizuar nga Serbia. Financimi i organizatave “mbrojtja civile” dhe “brigada veriore” kanë ardhë nga Serbia, u jepen paga mujore. Janë te paguara nga Serbia për ti sulmuar serbët e Kosovës. Sic tregojnë hetimet ka pasur trajnime te këtyre grupeve në Serbi. Armët qe i kemi konfiskuar, shumica armë ushtarake që prodhohen në Serbi. Radojiçiq që ka pranuar sulmin e 24 shtatorit, ka qenë një prej bashkëpunëtorëve më te afërt të Vuciq, ulet afër Vuciq, endet i lire përkundër pranimit. Serbia shpalli ditë zie për ata te vranë zyrtarin tonë policor. Të bëhet diçka e qarte, nuk është lojë e fajit, ska qene vetëm sulm ndaj Kosovës, por përpjekje për destabilizim të Ballkanit Perëndimor. Të jemi të gjithë së bashku”, tha ajo.