0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Osmani: S’ka gjë më të dhimbshme se kur një shoqëri humb besimin në drejtësi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se është e gatshme që si presidente e Kosovës të shërbej në zbatim të Kushtetutës së Vendit.

Presidentja po ashtu tha se s’ka gjë më të dhimbshme dhe më dëshpëruese për një shoqëri sesa të humbë besimin në drejtësinë dhe etikën e ligjit

“Edhe kur e tashmja mund të sfidohet nga padrejtësia koha e gjen gjithnjë mënyrën e vet për ta sjellë përfundimisht drejtësinë në vend”., shtoi e para e vendit.

“Derisa po e festojmë këtë 15 vjetor shpreh gatishmërinë si presidente e Republikës për të vazhduar që të jemi së bashku në zbatim të Kushtetutës së vendit dhe mbi të gjitha në shërbim të vendit tonë, ashtu siç kërkon Kushtetuta dhe ashtu siç kam vepruar që nga dita e parë”, tha Osmani në në konferencën “Analizë gjithëpërfshirëse e Kushtetutës së Kosovës”, që u organizua me rastin e 15-vjetorit të Kushtetutës së Kosovës nga Grupi për Ballkan./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img