3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Osmani: Sipas të gjitha gjasave këtë vit do të ketë ndërmjetësues të ri në dialog

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se pas zgjedhjeve në Bashkimin Evropian, pritet të ketë edhe ndërmjetësues të ri për dialogun Kosovë – Serbi.

E para e shtetit tha se këtë informacion ia ka dhënë vetë emisari Lajçak, i cili mandatin e ka deri në gusht.

“Në maj janë zgjedhjet në BE. Pas zgjedhjeve në BE do të kemi komisioner të ri, zyrtarë të ri që do ta marrin përsipër procesin e dialogut, sipas të gjitha gjasave edhe ndërmjetësues të ri, nga ajo që më është thënë nga vet Lajçak, i cili e ka mandatin deri në gusht në mos gabohem”, ka thënë Osmani.

Osmani gjatë ditës ka deklaruar se çështja e dinarit duhet të zgjidhet në Kosovë dhe nuk duhej të ishte bërë fare çështje.

“Nuk është dashur të krijohet si përplasje me aleatët”, tha Osmani për media.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img