Site icon PrishtinaPress

Osmani: Sipas të gjitha gjasave, 18 dhjetori do të jetë data e zgjedhjeve për katër komunat veriore

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka mbajtur sot një konferencë për media, ku ka bërë të ditur se ua ka propozuar partive politike që më datë 18 dhjetor të mbahen zgjedhjet për katër komunat në veri të Kosovës.

Sipas saj, ky është edhe afati i fundit kur mund të mbahen zgjedhjet sipas ligjeve që janë në fuqi, njofton Klan Kosova.

Ajo ka thënë se ekziston edhe datë 11 dhjetor, por që kjo do t’u jepte më pak hapësirë kohore partive politike si dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për t’u përgatitur.

Exit mobile version