Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, vlerëson se siguria në kontinent po sfidohet prandaj bashkëpunimi është domosdoshmëri.
Osmani thotë se rëndësia e bashkëpunimit bëhet duke u bazuar në vlerat e përbashkëta dhe vlerat demokratike.
“Me arkitekturën e sigurisë që po sfidohet në kontinentin tonë, rëndësia e bashkëpunimit të bazuar në vlerat e përbashkëta, respektimin e të drejtave të njeriut dhe vlerat demokratike bëhet një domosdoshmëri”, ka shkruar Osmani në Twitter.