1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Osmani shkon te hënën në Tiranë, pritet nga presidenti Bajram Begaj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të vizitojë më 4 shtator Shqipërinë me ftesë të Presidentit Bajram Begaj.

Osmani do të pritet me një ceremoni shtetërore në ambientet e Presidencës.

Teksa na ndajnë dy ditë nga vizita e saj në Shqipëri është bërë publike dhe agjenda e vizitës:

10:00 – Ceremonia Zyrtare e Mirëseardhjes në Institucionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Vijohet me takimin mes dy Presidentëve dhe më pas takimin e zgjeruar mes delegacioneve.

11:40 – 12:05 Konferencë për shtyp e dy presidentëve.

Përgjatë qëndrimit në Shqipëri, Presidentja Osmani ka parashikuar edhe takime të tjera të nivelit të lartë.

Kjo është vizita e parë e Presidentes së Kosovës që nga koha kur kreu i shtetit Bajram Begaj mori detyrën. /euronews.al/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img