Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të bashkuara janë esenciale.
Në emisionin Pressing në T7, Osmani ka thënë se reciprociteti ndaj Serbisë për herë është përmendur nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
“Ideja ishte që të mos hiqej taksa, por ajo të avancohej në reciprocitet”, është shprehur Osmani.
Duke folur për procesin e dialogut me Serbinë, Vjosa Osmani tha se nuk është problem prezenca e presidentit Hashim Thaçi në ekipin kosovar, por ai nuk mund të marrë udhëheqjen e dialogut pasi që këtë ia pamundëson Kushtetuta.