Site icon PrishtinaPress

Osmani ‘selam’ deputetëve nëse e çojnë në Kushtetuese: Kush do betejë politike me mua, betejë do të ketë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po mban një konferencë për media, ku tha se ka vendosur që mos ta dekretojë Blerim Isufajn për Kryeprokuror të Shtetit pasi sipas saj janë bërë varg shkeljesh procedurale e ligjore.

Sa i përket mundësisë së dërgimit të këtij vendimi në Gjykatë Kushtetuese, Osmani ka thënë se deputetët nëse do ta shohin dokumentin me ato që pretendohen të jenë shkelje sipas saj, do të binden për parregullsinë e procesit.

Ajo tha se ata mund ta dërgojnë në Gjykatë Kushtetuese, por ka thënë se më pas kjo do të nënkuptonte një betejë politike dhe jo betejë ligjore.

“Nëse për arsye politike zgjedhin një rrugë të tillë, atëherë kjo për mua është vetëm betejë politike dhe jo ligjore, dhe kush do që do betejë politike me mua, betejë politike do të ketë”, ka thënë presidentja.

Exit mobile version