-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Osmani: Samiti i këtij viti për Demokraci ka qenë sigurisht viti ynë i veprimit

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se për Kosovën ishte dëshira e fortë për demokraci që siguroi rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë.

Ajo, në paraqitjen e saj virtualisht në Samitin e Dytë të Demokracisë në Shtëpinë e Bardhë, ka thënë se demokracia do të hapë rrugën drejt një të ardhmeje më të ndritshme brenda institucioneve euroatlantike.

“Në vetë thelbin e saj, demokracia ka të bëjë me të drejtën për ta zgjedhur drejtimin, të ardhmen dhe fatin tuaj. Populli i Kosovës ka zgjedhur rrugën e vet. Samiti i këtij viti për Demokraci ka qenë sigurisht viti ynë i veprimit! Me forcë dhe entuziazëm të plotë kemi punuar për t`i zbatuar zotimet, të cilat i kemi përcaktuar vitin e kaluar”, ka thënë Osmani.

“Por, “viti i veprimit”, ka qenë gjithashtu një vit i sfidave të konsiderueshme globale, me shkelje flagrante të të drejtave të njeriut, të cilat po ndodhin në mbarë botën përderisa ne jemi mbledhur sot. Kosova e di shumë mirë se si ndihet një popull i pafajshëm i cili në lëkurën e vet përjeton një lufte brutale dhe gjenocidale, dhe pikërisht sepse e dimë këtë, pa asnjë mëdyshje vendosëm menjëherë sanksione kundër Rusisë dhe e kemi mbështetur pa ndalur popullin e Ukrainës”.

“Vuajtja e pamasë e popullit ukrainas shërben si një kujtesë e fuqishme se asnjë çmim nuk është aq i lartë për të paguar për liri dhe demokraci – dhe ne do të vazhdojmë të qëndrojmë bashkë me aleatët tanë për t`i mbrojtur këto vlera kudo në botë”./prishtinapress.net/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img