Site icon PrishtinaPress

Osmani: Sakrifica e burrave dhe grave të UÇK-së lanë gjurmë të pashlyeshme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Ditën e Veteranëve ka shprehur mirënjohje të thellë për gratë dhe burrat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët, sipas Osmanit, kanë shërbyer me vetëmohim në luftën për lirinë e Republikës.

“Guximi, sakrifica dhe angazhimi i tyre i palëkundur meritojnë respektin tonë maksimal. Në krye me kryekomandantin Adem Jashari dhe familjen e tij, ata kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë tonë”, ka potencuar ajo.

Kurse organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, të shtunën kanë shprehur shqetësimin e tyre ndaj Qeverisë së Kosovës, duke thënë se është anti-UÇK.

Kryetari i Shoqatës së familjeve të dëshmorëve të luftës së UÇK-së, Xhavit Jashari, tha se bashkërisht në vitin 2024, do t’i thonë stop jo vetëm kryeministrit Kurti por çdokujt që bën përpjekje për të njollosur dhe atakuar luftën e UÇK-së.

Exit mobile version