Site icon PrishtinaPress

Osmani: Rugova iu afrua Kosovës siç i afrohet fëmija nënës, i shërbeu asaj deri në frymën e fundit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka nisur fjalimin në akademinë përkujtimore për presidentin Ibrahim Rugova me poetin Ali Podrimja “Unë biri yt Kosovë”.

Osmani, mes tjerash theksoi se Rugova ishte i lidhur me vendin e vet dhe i shërbeu asaj deri në frymën e fundit, njofton Klankosova.tv.

“Ta nis pikërisht me poetin të madh Ali Podrimja, unë biri yt Kosovë, nuk mund të kishte përshkrim më të fuqishëm dhe më të thellë për karakterin e një presidenti, i cili nuk ishte vetëm një president por më shumë se kaq”, ka deklaruar Osmani.

“Një shqiptar i lidhur fortë për rrënjët dhe kulturën e trashëgimin e vendit të vet, njeri i dijeve i cili studioi kulturën dhe e bëri të dukshëm trashëgimin e vendit të vet”.

“E pra kush mund të simbolizonte më shumë sesa shprehja poetike unë biri yt Kosovë, personalitetin e Ibrahim Rugovës, lidhjen e tij me vendin e vet, me vlerat e trashëgiminë e tij me përkushtimin për ta krijuar shtetin, duke ruajtur lidhjet me aleancën euroatlantike”.

“Ai që qe biri i vërtet i Kosovës, i shërbeu asaj deri në frymën e fundit dhe për këtë e mori dashurinë e përhershme të popullit të saj. Iu afrua Kosovës siç i afrohet fëmija nënës, për t’i dalë zot në ditë të rënda. U ngroh nga dashuria e saj”.

“Ai e deshti Kosovën dhe dha gjithçka për të sikur Kosova e deshi birin e vet dhe e mbrojti atë dhe i dha atij lavdinë e paskajë, Në kujtesën e Kosovës, Presidenti shfaqet jo vetëm si biri i Kosovës i cili u rrit me dashurinë e nënës sepse për ironi të fatit edhe në jetën reale iu pamundësua ta njohë dashurinë e babait, i cili ishte vrarë së bashku me gjyshin nga forcat serbe. U rrit me dashurinë e nënës Sofë dhe nënës Kosovë dhe e njohu butësinë e raportit e të birit me të ëmën”, ka theksuar presidentja Vjosa Osmani.

Exit mobile version