Site icon PrishtinaPress

Osmani: Rritja e prezencës së Kosovës në Amerikën Jugore është me rëndësi strategjike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë në Instagram fotografi nga ceremonia e hapjes së ambasadës së shtetit tonë në Bogota të Kolumbisë.

“Nga diskutimi e dakordimi me Presidentin e Kolumbisë, Gustavo Petro para saktësisht dy viteve, në një realitet sot në Bogota – Ambasada e Republikës së Kosovës mbrëmë i hapi dyert e saj në mes miqsh e partnerësh”, shkroi Osmani në postim.

Tutje ajo shtoi se na presin punë të mira, komunikim i rregullt, si dhe bashkëpunimi në dobi të shtetit tonë.

“Rritja e prezencës së Kosovës në Amerikën Jugore është me rëndësi strategjike. Faleminderit të gjithëve për punën e angazhimin!”, përfundoi Osmani.

Exit mobile version