-1.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Osmani: Roli i SHBA-së në dialog është i pazëvendësueshëm

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me përfaqësues të diasporës shqiptare në SHBA, me ç’rast ka potencuar se suksesi i Kosovës në dialog dhe uniteti rreth dakordimeve që dalin nga dialogu, është i mundur vetëm nëse plotësohen katër mungesa që aktualisht i ka ky proces.

Sipas saj, këto mungesa kanë të bëjnë me ‘mungesë të legjitimitetit, platformës, transparencës dhe mandatit për negocim nga Kuvendi për Qeverinë aktuale’.

“Uniteti që na duhet nuk është bashkimi rreth agjendave jo transparente e jo legjitime te përfaqësuesve aktualë të Kosovës. Na duhet pikërisht e kundërta, pra unitet në kundërshtimin e agjendave të tilla, ashtu siç e kemi kundërshtuar agjendën e rrezikshme të ndryshimit të kufijve dhe atë të bosnjëzimit të Kosovës”, ka thënë Osmani.

Sipas saj, zbatimi i marrëveshjes mund të bëhet vetëm nëse ajo arrihet nga një qeveri me besim qytetar, në të kundërtën nuk është në interes të Kosovës.

Në bashkëbisedim me përfaqësues të diasporës shqiptare në SHBA, sot kam potencuar se suksesi i Kosovës në dialog dhe uniteti rreth dakordimeve që dalin nga dialogu, është i mundur vetëm nëse plotësohen katër mungesa, të cilat aktualisht i ka ky proces:

I. Mungesa e legjitimitetit
III. Mungesa e platformës
V. Mungesa e transparencës
VI. Mungesa e mandatit për negocim nga Kuvendi për Qeverinë aktuale

Uniteti që na duhet nuk është bashkimi rreth agjendave jo transparente e jo legjitime të përfaqësuesve aktualë të Kosovës. Na duhet pikërisht e kundërta, pra unitet në kundërshtimin e agjendave të tilla, ashtu siç e kemi kundërshtuar agjendën e rrezikshme të ndryshimit të kufijve dhe atë të bosnjëzimit të Kosovës.

Roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është i pazëvendësueshëm, ashtu siç është i domosdoshëm bashkëpunimi trans-atlantik për ta arritur marrëveshjen finale për njohje reciproke, në kufijtë aktual dhe me funksionalitet të plotë të brendshëm të Kosovës.

Po ashtu kam potencuar se në qoftë se në Uashington do të diskutohen tema ekonomike, pala kosovare assesi nuk do të duhej të pranonte tendencën e Serbisë që Ujmani e Trepça të bëhen tema negociatash. Në anën tjetër, duhet të insistohet në reparacione për dëmet e mëdha ekonomike, të cilat Serbia ia ka shkaktuar Kosovës gjatë viteve te 90-ta si dhe në heqjen e plotë të barrierave jo tarifore, të cilat Serbia ua ka vënë mallrave nga Kosova.

Si përfundim, zbatimi i marrëveshjes, si çështje kyçe, mund të bëhet vetëm nëse marrëveshja arrihet nga një qeveri me besim qytetar që ka legjitimitet burimor. Nëse veprohet ndryshe, rezultati dihet: marrëveshje e paimplementueshme e polarizim i skajshëm që nuk është në interes të Kosovës.

Diaspora jonë kudo, e në veçanti ajo në SHBA, ka luajtur rol jetik në ndërtimin e përkrahjes për shtetin tonë dhe avancimin e interesave te shqiptarëve, ndaj mirëpres rolin e tyre aktiv në rritjen e përkrahjes për shtetin tonë!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img