Site icon PrishtinaPress

Osmani rithekson urgjencën për drejtësi për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim Shyrete Tahirin Sulimanin, e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës, duke thënë se kjo vjen “në vazhdën e angazhimit dhe mbështetjes për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës”.

Presidentja tha se të mbijetuarat e dhunës seksuale e kanë  përkrahjen e saj të parezervë, duke theksuar rëndësinë e vënies së autorëve të këtyre krimeve të tmerrshme para drejtësisë.

Më tej, ajo përsëriti thirrjen për një bashkëpunim të gjerë vendor dhe ndërkombëtar për garantimin e drejtësisë dhe përkrahjen ndaj viktimave.

Osmani përsëriti thirrjen për ta dënuar dhunën seksuale si armë të luftës në Kosovë e më gjerë.

Ajo potencoi se nevojitet “solidarizim dhe mbështetje e sinqertë përkrah të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës” dhe falënderoi Sylejmanin për angazhimin e saj intensiv për këtë kauzë, si në Kosovë, ashtu edhe jashtë saj.

 

Exit mobile version