-2.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Osmani reagon për tragjedinë në Beograd: Ngushëllime prindërve që humbën fëmijët, shërim për të plagosurit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar për tragjedinë e ndodhur sot në Beograd ku kanë mbetur të vdekur 9 persona dhe disa të plagosur, raporton Gazeta Express.

Autori i kësaj ngjarjeje të tmerrshme është një 14-vjeçar i cili me armë zjarri ka privuar nga jeta disa prej shokëve të tij të klasës në shkollën fillore “Vlladisllav Ribnikar” në Beograd.

Osmani ka shkruar se s’ka asgjë më më shumë vlerë sesa jeta e një fëmije dhe se s’ka asgjë më të dhimbshme se ta humbësh atë jetë.

Shefja e shtetit ka dërguar ngushëllimet e saj për të gjithë prindërit që kanë humbur fëmijët e tyre në rastin e tmerrshëm në Begorad dhe gjithashtu ka theksuar se Kosova lutet për shërim të shpejtë të të plagosurve të tjerë.

“Nuk ka asgjë më të vlefshme se jeta e një fëmije dhe asgjë më e dhimbshme se humbja e asaj jete. I dërgoj ngushëllimet e mia më të thella të gjithë prindërve që humbën fëmijët e tyre në një sulm të tmerrshëm në shkollë sot në Beograd dhe lutemi për shërim të shpejtë për të gjithë të plagosurit”, ka shkruar Osmani./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img