5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Osmani reagon pasi SHBA-ja u vendosi sanksione Veselinoviqit dhe grupit të tij

Në përputhje me qëllimet e Samitit për Demokraci të kësaj jave, Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sot sanksione ndaj 16 individëve dhe 24 subjekteve nga disa vende në Evropë dhe hemisferën perëndimore, në mesin e tyre është edhe Zvonko Veselinoviq dhe grupin e tij i krimit të organizuar si përgjegjës për trafikimin e mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve mes Kosovës dhe Serbisë.

Pas kësaj ka reaguar presidentja e vendit, Vjosa Osmani e cila e ka mirëpritur vendosjen e sanksioneve të SHBA-së ndaj Veselinoviqit dhe grupit të tij, transmeton Zeri.info.

“I mirëpres sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Veselinoviqit dhe grupit të tij transnacional të krimit të organizuar nga veriu i Kosovës. Institucionet e Republikës së Kosovës janë plotësisht të përkushtuara ndaj sundimit të ligjit dhe do të bashkëpunojnë me SHBA-në për të siguruar që rajoni ynë të mos bëhet një parajsë e sigurt për grupe të tilla kriminale”, ka shkruar Osmani në Tëitter.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img