Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj sulmit rus mbi civilë që bëri në qytetin Kremenchuk në Ukrainë. Osmani e ka quajtur këtë sulm “çnjerëzor” dhe e ka cilësuar si akt terrori.
Rusët kanë sulmuar një mapo me mijëra njerëz brenda në atë që bota perëndimore po e cilëson si një sulm terrori. Edhe Osmani i është bashkëngjitur këtyre reagimeve.
“Sulmi i fundit i Putinit mbi një mijë civilë të pafajshëm në Kremenchuk është i egër dhe thellësisht çnjerëzor. Ky është një akt terrori dhe një vazhdimësi e krimeve sistematike të luftës kundër civilëve”, ka shkruar Osmani.
“Zemrat tona janë për popullin e Ukrainës. Ne do të qëndrojmë gjithmonë me ta”, shtoi ajo.