Site icon PrishtinaPress

Osmani publikon videon nga Samiti i Zvicrës – pati takim me këshilltarin e Biden, bisedë me Scholz, duarshtrëngime me liderë botërorë

Presidentja Vjosa Osmani ka shpërndarë një video me një përmbledhje nga pjesëmarrja e saj në Samitin për Paqe që u mbajt në Zvicër.

Ajo atje zhvilloi disa takime me liderë botërorë, këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Biden, Jake Sullivan, si dhe një bisedë me kancelarin gjerman, Olaf Scholz.

“Në Samitin e Paqes për Ukrainën, për t’i treguar botës rrëfimin e popullit të Kosovës, por edhe përkushtimin e çdoditshëm të vendit tonë për paqe të drejtë e të qëndrueshme në Ukrainë e kudo në botë”, ka shkruar Osmani krahas videos.

 

Exit mobile version