Site icon PrishtinaPress

Osmani publikon pamjet nga ceremonia e inaugurimit të Presidentit të El Salvadorit

Presidentja Vjosa Osmani ka publikuar pamjet nga arritja e saj në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të El Salvadorit, Nayib Bukele.

Para dy ditëve, me ftesë të presidentit Bukele, presidentja Osmani ka udhëtuar zyrtarisht për në Republikën e El Salvador.

Vizita e Osmanit është e para e një kreu të shtetit të Republikës së Kosovës në këtë shtet.

Siç kishte njoftuar Presidenca, gjatë qëndrimit në San Salvador, Osmani kishte në plan një sërë takimesh bilaterale me udhëheqës shtetëror të El Salvadorit, duke filluar me Presidentin Bukele.

“Fokusi i këtyre takimeve do të jetë forcimi i marrëdhënieve bilaterale, bashkëpunimit ndërshtetëror si dhe forcimi i aleancave ekzistuese dhe krijimi i aleancave të reja me shtete në rajonin e Amerikës Latine. Presidentja po ashtu do të zhvillojë një sërë takimesh të tjera bilaterale me përfaqësues të shteteve të tjera, me qëllim të forcimit të pozitës ndërkombëtare të Republikës së Kosovës, si dhe avancimit të bashkëpunimit bilateral në fusha të interesit të përbashkët”, u tha në komunikatë.

Exit mobile version