Site icon PrishtinaPress

Osmani priti në takim një grup të grave të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim një grup të grave nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, të shoqëruara nga përfaqësuese të qendrës Concordia në Prizren.

Presidentja Osmani u informua rreth punës dhe projekteve të qendrës Concordia, e cila është e fokusuar në përkrahje të fëmijëve dhe grave nga komunitetet e margjinalizuara në Kosovë. Qendra punon kryesisht me pjesëtarë të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian. Presidentja u informua edhe me fushëveprimin e organizatës në përkrahje të fëmijëve dhe grave të këtyre komuniteteve përmes shërbimeve të ndryshme psiko-sociale dhe edukative.

Presidentja Osmani ka ritheksuar përkushtimin e saj të palëkundur dhe të Presidencës së Republikës në mbështetje të komuniteteve të margjinalizuara, me theks të veçantë fëmijët dhe gratë, duke përmendur rëndësinë e një shoqërie me mundësi të barabarta për të gjithë.

Exit mobile version