Site icon PrishtinaPress

Osmani pritet nga Macroni në Francë, thotë se Kosova mbetet e përkushtuar për fuqizimin e saj ndërkombëtar

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur në Francë nga homologu i saj francez, Emmanuel Macron, Zonja e Parë, Brigitte Macron dhe Sekretarja e Përgjithshme e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë Louise Mushikiwabo.

Osmani ka vizituar Francën me rastin e Samitit të krerëve të shteteve të Frankofonisë, transmeton Klankosova.tv.

Në një postim në Facebook, e para e vendit shkruan se ‘Kosova mbetet gjithnjë e përkushtuar për bashkëpunim dhe për fuqizim të pozitës së saj ndërkombëtare’.

Exit mobile version