Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani të mërkurën ka pritur në takim presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.
Mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje në fillim të takimit.
Më pas Ursula von der Leyen do të pritet edhe nga kreu i Qeverisë, Albin Kurti.
Të dy do të vizitojnë Kopshtin “Cicërimat” ku edhe mbajnë konferencën e përbashkët për medie.