Site icon PrishtinaPress

Osmani pret në takim ministrin për Çështje Evropiane të Republikës Çeke, Martin Dvořák

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur të mërkurën në takim ministrin për Çështje Evropiane të Republikës Çeke, Martin Dvořák.

Takimi është duke u zhvilluar në objektin e presidencës dhe mediat janë lejuar që të marrin pamje vetëm ne fillim të takimit.

Dvořák, sot gjatë ditës do të takohet edhe me Kryeministrin, Albin Kurti dhe Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi.

Pas përfundimit të takimeve bilaterale, zëvendëskryeministri Bislimi dhe Ministri për Çështje Evropiane të Republikës së Çekisë, Martin Dvorak, do të mbajnë konferencë për media.

Exit mobile version