1.1 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Osmani pret në takim Clarkun: Vendosmëria dhe lidershipi juaj i kontribuan lirisë së Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani, ka pritur në takim gjeneralin Wesley K. Clark, ish-komandantin suprem të NATO-s për Evropë, i cili udhëhoqi ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999, e po ashtu luajti një rol të rëndësishëm për lirinë e Kosovës.

“Vendosmëria dhe lidershipi juaj i kontribuuan lirisë së Kosovës, duke siguruar një të ardhme ku dinjiteti mbizotëron mbi frikën dhe shtypjen”, ka theksuar Osmani, transmeton Klanksosova.tv.

Në takim me Clark, Osmani theksoi progresin e Kosovës ndër vite, duke vënë në dukje punën e vazhdueshme për ta forcuar pozitën e Kosovës në skenën ndërkombëtare, sikurse edhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

Sipas së parës së vendit, e ardhmja e Kosovës është e qartë në synimin për integrimin euroatlantik dhe partneritet të qëndrueshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img