Site icon PrishtinaPress

Osmani pret në takim Baffan: Kosova mbetet e përkushtuar për ruajtjen e identitetit arbëresh

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim kryetarin e komunës arbëreshe të Strigarit, Damiano Baffa.

Sipas Presidentes Osmani, identiteti kulturor e gjuhësor arbëresh është pjesë e çmueshme e identitetit dhe e kulturës shqiptare, përcjell Klankosova.tv.

Në këtë kontekst, e para e vendit theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar dhe e angazhuar për ruajtjen e identitetit arbëresh si dhe përmirësimin e pozitës së tyre në shtetin italian.

Me kryetarin Baffa u diskutua edhe mundësia e bashkëpunimit të Strigarit me komunat e Kosovës në funksion të promovimit të kulturës arbëreshe në Kosovë dhe i asaj të Kosovës në komunat arbëreshe, por edhe ruajtjes së trashëgimisë si dhe shkëmbimeve kulturore të dyanshme.

Exit mobile version