Site icon PrishtinaPress

Osmani pret në takim ambasadorin Hovenier, presidenca tregon çka u diskutua

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier.

Osmani përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se gjatë takimit është folur për zhvillimet e fundit në vend.

“Duke u nisur nga vizita e fundit e Presidentes Osmani në SHBA, u theksuan mundësitë e bashkëpunimit në fusha të interesit të përbashkët, përfshirë çështjet e sigurisë, zhvillimin ekonomik, investimet amerikane dhe zhvillimin e mëtejshëm të ekosistemit digjital në Kosovë.” – ka njoftuar presidenca.

Exit mobile version