Site icon PrishtinaPress

Osmani pret në takim ambasadoren greke, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, ambasadoren Heleni Vakali.

Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, procesin e dialogut Kosovë-Serbi si dhe për thellimin e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Greqisë në sfera të interesit të ndërsjellë.

Presidentja Osmani foli edhe për rëndësinë e antarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, i cili është në interes të të gjithë qytetarëve pa dallim.

Tutje, Presidentja ritheksoi nevojën e heqjes së masave të BE-së ndaj Kosovës, të cilat janë të padrejta dhe krijojnë mungesë ekuilibri në dialog.

Exit mobile version