3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Osmani pret Hovenierin, shpreh shqetësimin për heqjen e vizave të serbëve me pasaporta ilegale

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.

Takimi ka ndodh gjatë ditës së djeshme, siç ka konfirmuar Presidenca. 

“Presidentja shprehu shqetësimin për vendimin e Këshillit të Bashkimit Evropian për t’ua hequr regjimin e vizave qytetarëve të Kosovës që posedojnë pasaporta ilegale serbe, duke theksuar se ky vendim ndikon negativisht në shtrirjen e sundimit të ligjit në gjithë Kosovën si dhe atakon përpjekjet për integrimin e komunitetit serb në Kosovë”, thotë njoftimi.

Postimi i plotë i Presidencës:

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur dje në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.

Në takim është diskutuar për pjesëmarrjen e Presidentes në aktivitetet në kuadër të Samitit të NATO-s, me ftesë të Presidentit Joe Biden dhe Sekretarit të Shtetit Antony Blinken, respektivisht . Duke e vlerësuar ftesën e SHBA-ve dhe prezencën e Kosovës në këto aktivitete kyçe të Samitit si një zhvillim strategjik në dobi të avancimit dhe ruajtjes së paqes dhe sigurisë në rajon dhe përtej, Presidentja Osmani potencoi impaktin pozitiv që do të kishte anëtarësimi i Kosovës në NATO për paqen dhe sigurinë e qëndrueshme dhe afatgjate.

Presidentja Osmani dhe Ambasadori Hovenier diskutuan edhe për takimet e fundit të Presidentes me zyrtarë të lartë amerikanë, si dhe hapat konkret që duhet të ndërmerren në vijim sa i përket koordinimit të veprimeve në dobi të interesave të Kosovës dhe të partneritetit me SHBA-të.

Duke folur për zhvillimet e fundit në vend, Presidentja shprehu shqetësimin për vendimin e Këshillit të Bashkimit Evropian për t’ua hequr regjimin e vizave qytetarëve të Kosovës që posedojnë pasaporta ilegale serbe, duke theksuar se ky vendim ndikon negativisht në shtrirjen e sundimit të ligjit në gjithë Kosovën si dhe atakon përpjekjet për integrimin e komunitetit serb në Kosovë.

Presidentja Osmani dhe Ambasadori Hovenier diskutuan edhe për një sërë nismash ligjore që po trajtohen nga institucionet kohëve të fundit, me ç’rast konfirmuan rëndësinë që të garantohet respektimi i parimeve demokratike dhe standardeve më të larta për të drejtat e njeriut.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img