0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Osmani: Prania e vullnetarëve të Korpusit të Paqes – shembull i partneritetit Kosovë-SHBA

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim Drejtoreshën e Korpusit për Paqe (Peace Corps) të SHBA-ve, Carol Spahn.

Në një konferencë të përbashkët për media, Osmani ka thënë se Korpusi i Paqes këtë javë shënon 10 vjetorin e themelimit të misionit të tyre në Kosovë.

“Është gjithnjë kënaqësi të mirëpresim miqtë tanë amerikanë. Kemi diskutuar për misionin e jashtëzakonshëm të vullnetarëve amerikanë, bashkëpunimin Kosovë-SHBA, dhe nismat e ndryshme që kanë për qëllim përafrimin edhe më të madh të popujve tanë”, u shpreh ajo.

Sipas Osmanit, një raport i tillë ndërtohet, mirëmbahet dhe zhvillohet pikërisht si rezultat i lidhjes së fortë ndërmjet popujve të dy vendeve.

Ajo shtoi se një investim i tillë rezulton në impakt afatgjatë pozitiv në Kosovë.

“Prania e vullnetarëve të Korpusit të Paqes është shembull i ndritshëm i aleancës dhe thellësisë së partneritetit Kosovë-SHBA. Ky mision përgjatë 10 viteve ka ndihmuar dhe po vazhdon të ndihmojë me optimizëm, gjithëpërfshirës, bashkëpunim dhe respekt të ndërsjellë”, shtoi Osmani.

Nismat e tilla sipas Osmanit janë dëshmi e qëndrueshmërisë së palëkundur të bashkëpunimit midis dy vendeve.

“Uroj që projektet dhe nismat e përbashkëta të shtohen edhe më shumë. Këto nisma janë dëshmi e qëndrueshmërisë së palëkundur të bashkëpunimit tonë si dhe potencialit të pakufishëm të qytetarëve tanë për të punuar krah për krah me njëri tjetrin”, tha ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img