5.7 C
Pristina
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

Osmani: Populli i Kosovës ka jetuar një periudhë të mohimit të të drejtave

Para 73 vjetësh, Asambleja e Përgjitshme e OKB-së ka miratuar Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut. Lidhur me këtë, presidentja e vendit Vjosa Osmani ka thënë se Kosova është e vendosur që t’i mbështes të drejtat e qytetarëve.

Presidentja Osmani përmes një cicërrime në Twitter, theksoi se populli i Kosovës ka jetuar vetë një periudhë të mohimit të të drejtave elementare të njeriut.

“Në këtë ditë të vitit 1948, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut. Si një popull që kemi jetuar një periudhë të mohimit edhe të të drejtave më elementare të njeriut, ne jemi të vendosur të sigurojmë që t’i mbështesim dhe respektojmë ato në mënyrë universal”, ka shkruar Osmani.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img