0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Osmani: Personat me sindromën Down kanë shumë për të ofruar

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se Dita Ndërkombëtare e Sindromës Down është në funksion të promovimit të ndërgjegjësimit, pranimit dhe përfshirjes së personave me sindromën Down. Ajo ka thënë se duhet angazhim i përbashkët për një shoqëri ku të gjithë vlerësohen për atë që janë dhe ku secili ka mundësinë të arrijë potencialin e tij të plotë.

“Duke sfiduar paragjykimet tona, krijojmë një shoqëri gjithëpërfshirëse, në të cilën të gjithë ndihen të mirëpritur dhe të vlerësuar. Personat me sindromën Down kanë shumë për të ofruar, ndaj ne duhet të sigurohemi që talenti dhe aftësia e tyre të njihet dhe vlerësohet”, ka deklaruar presidentja Osmani, njofton Presidenca.

Kujtojmë se në gjithë botën sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Personave me Down Sindrome. Në Kosovë kjo kategori e qytetarëve vazhdon të përballen me sfida të shumta. Prindër dhe drejtues të Shoqatës  “Down Sindrome Kosova”, kanë bërë të ditur se sfida me madhe është edukimi, ofrimi i shërbimeve sociale dhe punësimi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img