Site icon PrishtinaPress

Osmani përshëndet KPK për pranim në Komitetin Paralimpik Evropian

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim Komitetin Paralimpik të Kosovës, me ç’rast e uroi për pranim në Komitetin Paralimpik Evropian me 37 vota pro nga shtetet anëtare.

Në një njoftim për media, Osmani ka shprehur mbështetje për këtë kategori dhe ka potencuar se gjithëpërshirja e tyre, punësimi dhe jeta e dinjitetshme janë objektiv i përditshëm.

Presidentja Osmani, gjithashtu shprehu gatishmërinë t`i mbështes sportistët paralimpik edhe më tej, si dhe tha se ajo do t`ju qëndroj pranë edhe në Lojërat Paris 2024.

 

Exit mobile version