Site icon PrishtinaPress

​Osmani përkujton masakrën e Rahovecit: Regjimi gjenocidal serb vrau gra, fëmijë e pleq

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar përvjetorin e Masakrës së Rahovecit.

Osmani ka thënë se forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë vranë mizorisht gra, fëmijë e pleq.

“Më 19 korrik të vitit 1998, forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë vranë mizorisht afro 150 gra, fëmijë e pleq, të strehuar në Teqen e Sheh Myhedinit në Rahovec, sikurse edhe në vendin e quajtur ‘Tuma’. Përkujtimi i sotëm nuk është vetëm një mundësi për ta kujtuar këtë ditë të trishtë, për ta kujtuar të kaluarën dhe për t`i nderuar viktimat, por mbi të gjitha është thirrje për drejtësi”, ka shkruar Osmani.

“Kujtimi për jetët e humbura e të pafajshme do të jetë i përhershëm, teksa zëri ynë për drejtësi do të kumbojë, deri në triumfin e saj!”, përfundoi ajo.

Exit mobile version