-5.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Osmani përkujton 24 vjetorin e masakrës në tregun e Mitrovicës, ku u vranë gjashtë persona

Presidentja e vendit Vjosa Osmanika përkujtuar 24 vjetorin e masakrës në tregun e Mitrovicës, ku pësuan me jetë gjashtë persona, në mesin e të cilëve fëmijë e gra, teksa u plagosën 128 banorë shqiptarë.

Postimi i plotë i Presidentes Osmani:

24-vjet më parë, ushtria dhe policia e regjimit gjenocidal të Serbisë, sulmoi me granata tregun e Mitrovicës, ku pësuan me jetë gjashtë persona, në mesin e të cilëve fëmijë e gra, teksa u plagosën 128 banorë shqiptarë.

Sot është ditë pikëllimi e reflektimi, ndaj kujtojmë me respekt jetët e humbura, por edhe qëndrueshmërinë e të mbijetuarve të kësaj barbarie.

Mbetet përkushtim i yni që të vërtetën për krimet sikurse ky ta themi gjithmonë dhe kudo, por edhe të angazhohemi maksimalisht që drejtësia të vihet në vend.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img