Site icon PrishtinaPress

Osmani për zgjedhjet në veri: Janë të mundshme, në përputhje me ligjin

Presidentja Vjosa Osmani gjatë takimi me të dërguarin special të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi ka thënë se zgjedhjet e reja në veri janë të mundshme.

Gjatë takimit, Osmani, Escobar dhe Lajçak folën edhe për hapat tutje për paqen dhe stabilitetin në rajon.

“Theksova se mosndëshkimi për grupet dhe individët kriminalë që kanë ushtruar dhunë ndaj policisë, gazetarëve, KFOR-it, EULEX-it dhe qytetarëve nuk duhet toleruar”.

“Po ashtu, nënvizova se zgjedhjet e reja janë të mundshme në përputhje me ligjin dhe parimet demokratike përfshirë pjesëmarrjen e të gjithëve”, tha presidentja.

Exit mobile version