7.6 C
Pristina
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

Osmani për Vulinin: Mund të bëjnë filma, por serbet deshën të shfarosin popullin shqiptar

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka reaguar ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, i cili e  mohoi Masakrën e Reçakut, ngjarjen në të cilën u vranë civilë shqiptarë të Kosovës.

Osmani thotë përmes një reagimi që “ish-zëdhënësi i gruas së kriminelit Millosheviq, me propagandë po përpiqet t`i ndryshojë faktet historike”.

“Ky fakt është i njohur dhe i dokumentuar botërisht. Tendencat e Vulinit shpërfaqin ambicien e Serbisë për ndryshimin e historisë, kjo përpjekje e kamotshme e këtij shteti në relacion me Kosovën. Përpjekjet e tilla janë vazhdimësi e mendësisë së regjimit të Millosheviqit, nga e cila nuk po arrin të shkëputet Vulini si një besnik i tij. Mohimi i fakteve të luftës nëpërmjet rehabilitimit të kriminelëve të luftës është krim i përsëritur”.

Tutje Osmani thotë që e vërteta për Reçakun është më e fuqishme se çfarëdo propagande e Vulinit.

“Ata mund të bëjnë filma, por në Reçak e anekënd Kosovës ka ndodhur një realitet që ka shpërfaqur qëllimin e shtetit serb për shfarosjen e popullit shqiptar në Kosovë. Pikërisht shkaku i Reçakut dhe masakrave të tjera, NATO ndërhyri ushtarakisht ndaj Serbisë dhe caqeve ushtarake të saj në Kosovë për ta ndalur mizorinë e një regjimi gjenocidal”, ka thënë Osmani.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img