Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka shprehur pikëllimin e saj me rastin e ndarjes nga jeta të mikut të madh të shqiptarëve, senatorit Robert Dole.
Në një postim në Twitter, e para e vendit ka shkruar se janë përherë mirënjohës senatorit të njohur amerikan, për përkrahjen e madhe për popullin e Kosovës.
“E pikëlluar kur dëgjova për vdekjen e senatorit Bob Dole. Një hero lufte, një politikan i respektuar dhe një mbështetës i lirisë në të gjithë botën. Por në veçanti jemi mirënjohës që ai gjithmonë ka qëndruar pranë popullit të Kosovës në luftën tonë për pavarësi. U prefsh në paqe, mik i dashur”, shkruan Osmani.
Robert Dole ndërroi sot jetë në moshën 98-vjeçare.