Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se i ka shprehur mirënjohjen më të thellë komandantit të deritanishëm të KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash për shërbimin e tij.
“Komandantit të deritanishëm të KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, i shpreha mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës për përkushtimin e tij në shërbim të paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe rajon”.
“Në përfundim të mandatit të tij, e dekorova me Medaljen Presidenciale Ushtarake, si shenjë mirënjohjeje për bashkëpunimin e ngushtë, si dhe për përkushtimin e vazhdueshëm të NATO-s për paqe dhe siguri afatgjate”, ka thënë Osmani.