16.8 C
Pristina
Tuesday, April 15, 2025

Buy now

spot_img

Osmani për të mbijetuarit e dhunës seksuale: Dhimbjen e shndërruan në guxim

14 prilli, është data kur shënohet edhe Dita e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale të luftës së fundit në Kosovë.

Sot, pasi bëri homazhe te Memoriali “Heroinat”, presidentja Vjosa Osmani, është deklaruar për nder të shënimit të kësaj dite.

E shoqëruar nga dy të mbijetuarat e dhunës seksuale, Vasfije Krasniqi dhe Shyhrete Tahiri Sylejmani, ajo tha se gratë dhe burrat e Kosovës nuk kanë lejuar që dhimbja t’i mposhtë.

“Dhimbjen e kanë shndërruar në shembull të guximit dhe pamposhtjes dhe qëndrueshmërisë së popullit të Kosovës”, tha Osmani.

Osmani tha se do të vazhdojnë të kërkojnë drejtësi për të bëmat e regjimit gjenocidal të Serbisë.

E para e vendit, shtoi se 14 prilli është dita kur nderohet sakrifica e grave, burrave dhe fëmijëve të Kosovës.

Sot, për herë të parë, Ramadan Nishori, vendosi të mos heshtë dhe të flas publikisht për ngjarjen e rëndë që i ka ndodhur atij gjatë luftës.

Ai kërkoi nga njerëzit që ta shohin me respekt dhe jo me keqardhje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img