Presidentja e vendit Vjosa Osmani, ka dhënë detaje mbi takimin që pati sot me ndihmës sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Thomas Goffus.
Ajo thotë se Goffusit i ka ritheksuar përkushtimin e Kosovës për antarësim në NATO dhe për të kontribuar bashkërisht në sigurinë rajonale dhe globale, transmeton klankosova.tv.
”Në takim me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Thomas Goffus, ritheksova se Kosova mbetet e përkushtuar për anëtarësim në NATO, si dhe për të kontribuuar bashkërisht në sigurinë rajonale dhe globale. Bashkë diskutuam edhe për rëndësinë e mirëmbajtjes së komunikimit, koordinimit dhe thellimit të bashkëpunimit në mes të institucioneve tona dhe partnerëve tanë të sigurisë, veçanërisht me NATO-n”.